Martohet Fiori Dardha, foto ekskluzive nga ceremonia e martesës           

Prezantuesja dhe moderatorja e emisionit investigativ “Boom”, (që transmetohet çdo mbrëmje në Ora News), mbrëmjen e sotme ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare në martesë.

Po flasim për Fiori Dardhën, e cila e veshur me te bardha si nje zane përrallash i ka thënë PO përjetësisht Donard Hasanit, edhe ai personazh mjaft i njohur ne boten e artit si regjisor i talentuar qe ka vene ne skene disa shfaqje teatrore. Nga dashuria disa vjecare, cifti i njohur dhe mjaft i dashur per publikun ka nje djale me emrin Abel, i cili keto dite mbushi 5 vjeç.

Dasma po zhvillohet ne ambientet e Tirana International dhe te ftuar te çiftit jane shume emra te njohur te medias, artit, sportit dhe politikes. Taulant Balla, deputet i Partisë Socialiste, Ylli Ndroqi, Iris Luarasi, Filip Cakuli, Kastriot Caushi,  Petrit Malaj,  Ilva Tare, Sava Bardhi, Olti Curri, Jonida Aliçkolli, etj. jane vetem disa nga personazhet qe bien menjehere ne sy ne dasmen e kuruar me aq detaje nga vetë gazetarja Dardha.

Gazeta “Koha Jonë” i uron trashëgime çiftit.

VIDEO