Miting në 1997/ Si i sfidonte Berisha plumbat në Lushnjën e Aldo Bares (VIDEO)

Ishte viti i mbrapshtë 1997 dhe një prej qyteteve më problematike në vend, Lushnje, por kjo nuk e pengoi presidentin e asaj kohe Sali Berisha të mbante një miting të shkurtër në qytetin e Myzeqesë.

Nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga shumë njerëz, mes tyre edhe Azem Hajdari, Berisha premtoi përmes plumbave se ata që po e digjnin Shqipërinë do të vinte dita të paguanin.

Në këtë kohë Lushnja kontrollohej nga banda e Aldo Bares, i cili ditët e fundit duket se i shpëtoi burgimit të përjetshëm.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e gjykatës, duke i hequr dënimin me burg përjetë.

Në këtë mënyrë, Kushtetuesja ka rikthyer procesin ndaj Aldo Bares në Gjykatën e Lartë. /360grade.al

Media