Martohet Fiori Dardha, ja mesazhi i veçantë i gazetares së njohur

0

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fiori Dardha ka zgjedhur ditën e neserme për të kurorëzuar me martesë lidhjen disa vjeçare të dashurisë së saj, nga e cila ka sjellë në jetë një djalë me emrin Abel. Prezantuesja e emisionit investigative “Boom” ka zgjedhur gjithashtu që t’i publikojë në rrjetet sociale fotot e dasmës dhe jo në ndonjë gazette a revistë. Kjo sipas saj për të shmangur “hatërmbetjet” me gazetarët të cilët i ka edhe miq. “Falenderoj gjithë kolegët e medias së shkruar e asaj elektronike për vemendjen dhe dashamirësinë e treguar. Ju kërkoj ndjesë që ua kam vonuar përgjigjet e intervistave, por kjo është një periudhë ca e ngarkuar. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë, me thuajse të gjithë ju, ndaj, për të mos i krijuar vetes stres e për të kursyer ndonjë hatërmbetje, kam vendosur që fotografitë e ditës sime të shënuar t’i vendos në rrjetet e mia sociale e më pas mund t’i shpërndajë kush dëshiron. Ju jam mirënjohëse për intervistat, faqet e revistave e kopertinat që u treguat të gatshëm të m’i dedikoni. Dua ta shijoj kështu këtë moment, pa dalë në kopertina. Faleminderit të gjithëve që në një mënyrë apo një tjetër jeni bërë pjesë e gëzimit tim,” shkruan moderatorja në podtimin e saj në instagram.