Ekonomisti vdes nga kanceri, tronditen doktorët italianë: Kishte rrezatim të lartë radioaktiv!

0

Foto ilustruese

Gazetari Denis Dyrnjaja na ka rrëfyer një histori të trishtë. Bëhet fjalë për një 40-vjeçar i cili nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e tmerrshme, kancerin.  Sipas gazetarit, mjekët onkologë italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup. Pyetja e tyre për 40-vjeçarin ishte: Punon në ndonjë fabrikë apo jeton pranë ndonjë zonë me rrezatim? Por përgjigja e tij i çuditi të gjithë. “Punoj në një bankë në qendër të Tiranës”, u përgjigj 40-vjeçari.

“Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit? Ushqimet, ajri i ndotur, uji i pijshëm, produktet e tjera të konsumit të përditshëm, ilaçet e dyshimta, materialet që përdoren për ndërtimin e banesave ku jetojmë, antenat celulare që na rrethojnë ngado?!”, shkruan gazetari.

Ja postimi:

“Ishte te ë 40-at. Ndoshta kishte arritur të fitonte betejat më të rëndësishme në jetë, por nuk fitoi dot betejën më të rëndësishme atë për jetën. Jo për fajin dhe shkakun e tij në fakt. Kanceri e mundi.

Por ky nuk është më lajm për shqiptarët. Mjekët onkologë italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup. Dhe e pyetën: punon në ndonjë fabrikë apo jeton pranë ndonjë zonë me rrezatim dhe pergjigjia që morën i habiti: Punoj në një bankë në qendër të Tiranës.

Ata thanë se nga Shqipëria po kurojnë raste me lloje të rrallë kanceri.

Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit?  Ushqimet, ajri i ndotur, uji i pijshëm, produktet e tjera të konsumit të përditshëm, ilaçet e dyshimta, materialet që përdoren për ndërtimin e banesave ku jetojmë, antenat celulare që na rrethojnë ngado?!

Por derisa s’ka kush t’iu japë një përgjigje të bazuar dhe provuar siç duhet këtyre pyetjeve do vazhdojmë të presim e të shohim njëri tjetrin si vdesim”, shkruan gazetari. (Shuplaka)