Aleati thirrje Ramës: Merri seriozisht kërcënimet e Berishës

0

Mesazhi i fortë nga ish-kryeministri Berisha sot nga çadra e protestës, që Kryeministri Rama të tregojë kujdes, ka nxitur reagim edhe të aleatëve të Ramës.

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka këshilluar Ramën që duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e Berishës.

Milo mes të tjerash shkruan se: “Deklaratat e Berishës janë luftenxitese, te rrezikshme per stabilitetin e vendit. Qeveria nuk duhet te mbetet ne vetebesimin e saj te shtirur se gjithcka eshte nen kontroll e pa pasoja. Po vijne sinjale alarmi qe duhen trajtuar me seriozitet”, shprehet ai.

Postimi i Paskal Milos 

Berisha sot ne delir. Ushqim qe u hedh militanteve te PD per ta pertypur e per te ngritur moralin per te qendruar ne cader.Deklaratat e tij luftenxitese jane te rrezikshme per stabilitetin e vendit.Qeveria nuk duhet te mbetet ne vetebesimin e saj te shtirur se gjithcka eshte nen kontroll e pa pasoja. Po vijne sinjale alarmi qe duhen trajtuar me seriozitet.

Sapo u njoftua qe Kuvendi e shtyu perseri afatin per punen e Komisionit per Reformen zgjedhore. Ne pritje te PD qe nuk besoj se do te shkulet nga cadra edhe sikur Ambasadori amerikan te shkoj perdite e te pi kafe me Zotin Basha. Vazhdoj te besoj se vendi po shkon drejt kolapsit parlamentar ose …

Pyetja e thjeshte qe behet sot kur eshte shpallur dita e zgjedhjeve eshte:Mecilin ligj zgjedhor do te shkohet ne zgjedhjet e 18 qershorit? Me te vjetrin apo me arnimet ne castin e fundit po qe se opozita do te rikthehet ne parlament? Per mua nuk ka gjasa qe ajo te ndodhe , mbeshtetur ne deklaratat e drejtuesve te opozites.

Ne rastin me te keq a mund te behen zgjedhjet me kodin e vjeter, e sidomos me dyshimet te mbeshtetura ne prova se votat vidhen ne tavolinat e numurimit, se votat blihen naten e fundit me para te thata, se banditet e ngjyrave te ndryshme kercenojne dhe i detyrojne votuesit te votojne kunder vullnetit te tyre,se parate e pista te vjedhura e te droges perdoren hapur nga segmentet e erreta te politikes etj.? Une besoj se jo.