Flet kampioni i Europës, Izmir Smajlaj

0

Izmir Smajlaj u shpall kampion i Europës pak ditë më parë, por për të arritur këtë sukses i janë dashur 13 vjet punë dhe një stërvitje intensive.

Izmir Smajlaj (Kampion i Europës në kërcim së gjati): Unë dy herë në ditë stërvitje, duhet të mbaj shumë regjim dhe po sakrifikoj shumë. Unë dua të falënderoj shumë trajnerin Vildan Tufi dhe arritjet e mia janë falë tij.

Kushtet në Shqipëri, ashtu edhe si për shumë sporte individuale janë të vështira.

Smajlaj: “Nuk ka mbështetje nëse do të kishte do të kishin ecur më shumë, thjeshtë në Shqipëri i mban gjallë pasioni edhe vullneti që kanë për sportin.”

Një arritje historike për atletikën shqiptare aq sa Izmiri e festoi me shqiponjë, që u keqkuptua në Beograd.

Smajlaj: “Nuk e bëra me ndonjë qëllim ishte thjeshtë një çast euforik.”

Gjesti i djaloshit nga Shkodra nuk u vlerësua si provokator edhe nga sportisti serb, i cili garon në të njëjtën disiplinë.

Smajlaj: “E kam shumë dhe kam qëndruar me të gjatë të gjithë kohës që qëndrova në Beograd. Unë mendoj që sporti duhet t’i bashkojë njerëzit.”

Objektivi i radhës është medalja në botërorin që do të mbahet gjatë muajit gusht në Londër. Smajlaj: “Janë mundësitë, pasi nga një vit më parë kam një përmirësim me 70 centimetra.”

Ndoshta në verë do të presim sërish Izmirin, me një tjetër medalje, akoma më të rëndësishme.