Raiffeisen Bank prezanton Platformën Dixhitale, Raiffeisen ON

0

Raiffeisen Bank në Shqipëri, është krenare të njoftojë prezantimin e Raiffeisen ON, platformës së re dixhitale. Në një kohë ku teknologjia luan rol kryesor në jetën tonë të përditshme, Raiffeisen Bank vjen më platformën  më të avancuar, fjalën e fundit të teknologjisë dixhitale për t’ju gjendur pranë klientëve të saj.Ashtu dhe si në të kaluarën, me avancimet historike, ne shpresojmë që ky hap do të stimulojë transformimin e tregut në drejtim të dixhitalizimit duke zhvendosur kështu sjelljen e konsumatorëve.

“NëRaiffeisen Bank, ne orientohemi nga klienti, dhe jemi tëfokusuar dhe të frymëzuar nga nevojat e tyre.Në këtë frymë është zhvilluar edhe platforma e re. Banka ka investuar burime të konsiderueshme, ka përfshirë njerëzit më të mirë dhe ndërmori një udhëtim për të kuptuar nevojat e konsumatorëve dhe të gjithë këtë informacion e shndërroi në një përvojë të thjeshtë për përdoruesit dhe një platformë të plotë dixhitale. Raiffeisen Bank e ka kthyer thjeshtimin e produkteve bankare, përvojën e përdoruesit dhe dixhitalizimin e proceseve në një qëllim kryesor strategjik. Kështu,  ne do të vazhdojmë të prodhojmë risi dhe vlera për klientët tanë.” Tha Z. Christian Canacaris, Drejtor i Pergjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri.

Raiffeisen ON përdor sigurinë më të mirë botërore, pa kompromentuar eksperiencën e përdorimit nga klientët tanë, duke e bërë të lehtë bërjen e biznesin pa përdorur pajisjeapo procese sigurie të komplikuara. Kjo është një platformë plot me tipare të nevojshme, e cila është krijuar dhe konceptuar si për klientët individë, ashtu dhe për ata korporatë. Nëpërmjet teknologjisë së saj të përparuar, Raiffeisen ON ofron shërbime të shpejta dhe të sigurta, pa pasur nevojë të shkohet në bankë.

Nëpërmjet kësaj platforme unike, të gjithë mund të hyni të sigurt në llogaritë personale apo të biznesit, të dërgoni para me telefonin apo kompjuterin tuaj, të kontrolloni çdo gjë në kohë reale, të transferoni para  brenda dhe jashtë vendit, të paguani faturat tuaja, të paguani kartat e kreditit ose edhe ti bllokoni ato nëse dëshironi, si dhe të këmbeni para. Ajo kujdeset për llogaritë tuaja, qofshin këto personale apo të biznesit; në mënyrën më të sigurt të mundshme, duke përdorur elemente të reja dhe inovative të sigurisë.

Aplikimi është falas, dhe mund të shkarkohet në App Store dhe Play Store dhe llogaria juaj mund të hapet dhe të aksesohet në pak minuta.

Dhe më e rëndësishmja, ky është vetëm hapi i parë. Ne jemi duke u transformuar si bankë, duke u bërë dixhitale edhe në proceset e brendshme dhe në organizim.

Me Raiffeisen ON jeta juaj do jetë më e lehtë, dhe përvoja juaj bankare më e shpejtë.