Në ditë fiton 103 mijë euro, lojtari më i paguar në botë debuton me gol (Video)

Futbollisti më i paguar në botë, Carlos Tevez, ka debutuar me gol në ndeshjen e parë të tij të luajtur në Kinë. Ekipi i Shanghai Shenhua, ku aktivizohet sulmuesi argjentinas, ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Jiangsu Suning.

Argjentinasi i cili fiton 37.5 milionë euro në vit, 3.1 milionë euro në muaj, 721 mijë euro në javë, e 103 mijë në ditë, është treguar i saktë nga pika e penalltisë, duke lënë gjurmët e tij në këtë takim.

Pavarësisht se janë shpenzuar shifra marramendëse, java e parë e kampionatit Kinez nuk i ka përligjur aspak milionat e investuara. Për këtë mjafton të përmendim ndeshjen e parë hapëse, atë mes Guizhou Zhicheng dhe Liaoning Whoin ku në stadiumin me kapacitet 52 mojë spektatorë nuk numëroheshin më shumë se 16-të tifozë.