I biri humbi jetën në aksident, mesazhi prekës i pedagoges: Sot shënonte 22 vite të jetës

Pas afro 3 muajsh nga aksidenti me motor në Tiranë që i mori jetën djalit të saj Kejdi Halili dhe shokut të tij, këngëtarit Ergi Dini, pedagogia dhe gazetarja Erenestina Halili përkujton të birin me një mesazh prekës në rrjetet sociale. Ajo shkruan se djali i saj, Kejdi Halili sot mbushte 22 vjeç, ndërsa shprehet se vajza e saj shënoi sot emrin në librin e zotit.

“Sot, im bir do të shënonte 22 vite të jetës së tij. Sot, ime bijë, shënoi emrin në librin e Zotit, në pritje të pagëzimit. Ajo zgjodhi të mbajë emrin e pagëzimit të vëllait. Ishte e diel, kur ai erdhi në jetë. Sot e motra mbajti dritën, një dhuratë drejt altarit. Në krah të saj, nunia, emri i të cilës në libër, krah emrit të bijës! Janë kreshme, javë e ditë të forta, ato ditë, ku misteri dhe rrugët e Zotit, janë kaq pranë e na kujtojnë ringjalljen!”- shkruan Erenestina Halili.