Rrëfimi prekës i Barbana Dinit: “Lajmin për Ergin ma dha gazetarja” (VIDEO)

Kanë kaluar disa muaj nga humbja e këngëtarit Ergi Dini dhe motra e tij, Barbana Dini, rrëfehet për herë të parë ekskluzivisht në emisionin “Thumb” në “ABC news”. Ajo ka treguar detaje të tragjedisë dhe mënyrën e tmerrshme si ka marrë vesh lajmin për vëllain e saj.

“Jam njoftuar nga një gazetare, e cila më mori për të konfirmuar lajmin që vëllai im nuk jeton më. Nuk mund ta kuptoj si mungon njerëzillëku deri në këtë pikë! Kjo ishte spuntoja e acarimit tim. Nuk do ta harroj kurrë atë telefonatë”,- ka rrëfyer e tronditur Barbana.

Gjithashtu, këngëtarja shton se vëllai i saj nuk mori atë që meritonte si artist kur ishte gjallë dhe i ka ngelur peng që përveçse iku në një moshë të re, lënë shumë ëndrra përgjysmë.

Ëndrra të cilat do t’i vazhdojë Barbana për të, madje kanë qenë prindërit ata që i kanë kërkuar këngëtares të vazhdojë rrugën të cilën Ergi la përgjysmë. /Blitz.al/