VIDEO/Incident gjatë fjalës së Berishës

Protesta e PD-së, e cila ka hyrë në ditën e sajë të 13-të, nuk ka kaluar pa incidente. E tillë raportohet të ketë qenë dhe situata sot. Mediat shkruajnë se incidenti ka ndodhur gjatë momenteve që ish-Kryeministri Berisha po fliste.

Nga çadra para Kryeministrisë, ku u inprovizua për herë të dytë senaca plenare vetëm me grupin parlamentar të PD-së, në kohën kur Berisha po mbante fjalën para protestuesve, një grua i është sulur me fyerje.

Mësohet se fjalët e gruas të kenë qenë:“Rroftë Edi Rama, ikni zhdukuni, lugatë, doni të vini në pushtet me shpuarje gomash”, ka bërtitur zonja në fjalë në momentin që po mbante fjalën Berisha.

Disa të rinj protestues tentuan që ta largonin me forcë gruan nga zona e çadrës por me ndërhyrën e deputetes së PD-së, Majlinda Bregu, zonja në fjalë nuk u prek. Sic shkruan “Gazeta Shqiptare”, deputetja Bregu ju ka bërtitur të rinjve “mos e godisni është femër” duke ndalur dhunën ndaj saj. Gjithcka kaloi pa shumë rrëmujnë edhe pse si incident, mori vëmendje mediatike.

Por kush është zonja në fjalë?

Gruaja që u sul me fyerje gjatë fjalës së Berishës në çadrën e PD-së, është një militante e PS-së me emrin Eklarina Hoxha, e cila aktualisht mbahet në Komisariatin nr1 në kryeqytet, për të parandaluar ndonjë përplasje të mundshme mes saj dhe protestuesve të opozitës.

Mësohet se Hoxha ka dëshmuar në polici, duke u justifikuar se nuk kishte bërë asgjë të keqe, vetëm tha atë që ndiente.

“Nuk bëra asgjë. Thashë vetëm atë që ndieja; Rroftë Edi Rama. Kjo është bindja ime”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë Eklarina Hoxha.

Lexoni edhe

Gruaja që ofendoi Berishën dhe protestën e PD, në 2015 “rrahu” tezen live në TV (VIDEO)