Shkëlzen Berisha për herë të tretë para Komisionit Hetimor

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, pritet të paraqitet sot për herë të tretë para komisionit hetimor parlamentar për çështjen “CEZ”, për të sqaruar rolin e tij në procesin e privatizimit të OSSH.

Mbetet për t’u parë nëse Shkëlzen Berisha do të betohet para kryetarit Taulant Balla se do të thotë të vërtetën apo do të refuzojë si në dy seancat e fundit, refuzim i cili mundësoi edhe dështimin e dëshmisë.

Gjithsesi, në seancën e radhës pritet të ezaurohet edhe pretendimi i djalit të ish-kryeministrit, i cili për të shmangur dëshminë, paraqiti një kërkesë për përjashtmin e kryetarit të komisionit Taulant Balla nga kryesimi i seancës dhe nga pyetja e dëshmitarit.

Referuar praktikës dhe precedentëve, komisioni e ka hedhur poshtë kërkesën. Ndërkaq, seanca e sotme zhvillohet në kushtet kur, ditët e fundit, janë zbuluar edhe dy fakte komprometuese për Berishën.