E dashura rumune e shqiptarit që u vra me plumb në kokë shpërthen në lot: O Zot…përse(Foto)

Familjarë të Klodian Hysës, i riu i qëlluar me armë në kokë nga policia italiane pak ditë më parë, pas dyshimeve se lëvizte me një makinë të vjedhur janë dëshpëruar pas lajmit të hidhur se ai nuk mund të jetojë.
e dashuraaa

Mes lotësh mediat italiane kanë fokusuar të dashurën e tij, një vajzë brune dhe mjaft simpatike që shpresonte jashtë dyerve të spitalit për një mrekulli. “Klodjani vdiq, nuk do ta shoh më kurrë”,- i thoshte ajo në telefon të ëmës.
parenti-albanese-monte-san-giusto-4-543x650

Mediat italiane thonë se e reja rumune që jetonte në Itali prej kohësh kishte rreth 4 vjet që jetonte me shqiptarin.
e dashuraaa

Ndërsa babai i tij, që dukej pak më i qetë në pamje të parë ka thënë se do ta kujtojnë të birin si para 13 vitesh kur erdhi në Itali. “E mbaj mend siç ishte atje në vendin tonë, një djalë i mirë që i ndihmonte të gjithë”,- ka thënë ai për mediat italiane.
larissa-fidanzata-albanese-monte-san-giusto

Ndërsa njëri nga xhaxhallarët e tij, ka ngritur duart nga qielli pasi morën lajmin e kobshëm duke thënë: “Tani është atje lart”

parenti-albanese-monte-san-giusto-3-650x543
Mjekët i shkëputën aparaturat të riut pasi truri i tij nuk punonte më. Familjarët e morën vesh lajmin e hidhur në orën 09:00 të ditës së djeshme.
parenti-albanese-monte-san-giusto-2-366x650

parenti-albanese-monte-san-giusto-1-366x650
NGJARJA
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në Monte San Giusto, Macerata, në Itali, teksa shqiptari është përpjekur t’i largohet dy policëve, pasi drejtonte një mjet të vjedhur. Por në një moment policia ka qëlluar në drejtim të tij, dhe plumbi i cili e ka prekur në kokë, ka bërë që i riu të bjerë në gjendje kome.

Sipas burimeve mjekësore nga spitali i Maceratas, ai është klinikisht i vdekur, dhe për këtë shkak nuk ka qenë e mundur që të ndërhyhet qofte edhe për të nxjerrë plumbin. Ai mesa duket kishte kryer një vjedhje dhe po mundohej të shpëtonte. Bashkë me të ishin edhe dy bashkëpunëtorë, por në momentin e ngjarjes kane mundur të arratisen.

Sipas mediave italiane, policia po ushtronte kontrolle në zonë, pasi ishin bërë denoncime për disa vjedhje. Mbrëmjen e se premtes, rreth orës 19:00, Policia italiane ka nuhatur makinën Fiat Bravo e cila ka rezultuar e vjedhur në qytetin e Ternit, duke u vënë menjëherë në ndjekje të 30-vjecarit shqiptar që e drejtonte atë./BW