“Kush është zyrtarja që pagoi 10 mijë euro për të mos i publikuar video-skandalin”

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar në “Facebook” mesazhin e një qytetari dixhital i cili denoncon një emision investigativ për gjobëvënie. Sipas qytetarit, drejtoresha e shkollës se mesme të Fushë Krujës u filmua nga emisioni investigativ duke marrë 300 euro, por emisioni nuk e nxori filmimin kundrejt një ryshfeti prej 10 mijë eurosh që i pagoi drejtoresha.

Gjithashtu Berisha shkruan se qytetari dixhital denoncon edhe kryebashkiakun socialist të Krujës, Artur Bushi si të përfshirë në prostitucion dhe plagosje.

Statusi i Sali Berishës në “Facebook”:
Qytetari dixhital denoncon:
-Artur Bushin si te dënuar per trafik droge e prostitucioni ne Itali
-Korrupsionin, gjobvenien nga emisioni “Fiks”. Kështu ai shkruan:
“Drejtoresha e shkollës se mesme te Fushe Krujës u filmua nga Fiksi duke marre 300 euro por Fiksi nuk e nxori filmimin kundrejt një ryshfeti, gjobe prej 10 mije eurosh qe i pagoi drejtoresha! sb
“Respekt z doktor e lider i demokracisë ne vendin tone. Dua te mbetem anonim por dua tju përcjell një shqetësim. z Artur Bushi pasi u amnistua nga Rilindja për krimin e prostiuticionit e te burgut për trafik droge e te plagosjes se qytetarit Kastriot Zalla ne Itali për motive prostitucioni. Vajza me emrin Bruna nga ferma Sukth mbese Thumane akoma është prostitute. Ajo mbahet trotuareve te Italisë nga vëllai i z Artur Bushi Partizan Bushi. pra nga tutori Artur nga vëllai tutor partizan . Para disa ditësh drejtoresha e gjimnazit ne Fushe Kruje u filmua qe merrte 300 Euro për një nder për mos tu nxjerre ne emisionin fiks fare ndërhyri Artur Bushi duke e shkarkuar e duke e zëvendësuar me drejtor tjetër e zonja ne fjalë si këmbim pagoi 10 mije euro ne këmbim te këtij nderi.