Shkëlqimi dhe hijet e çmimeve Oscar

0

Pritja është drejt fundit, ndërsa në Hollywood bëhen përgatitjet finale për ceremoninë e çmimeve Oscar.

Mes shkëlqimit të përvitshëm, në ajër ndihet edhe një ndjesi pasigurie, në lidhje me pjesëmarrjen e disa prej të nominuarve.

Urdhëri ekzekutiv i presidentit Trump, për ndalimin e emigrantëve, ka penguar disa prej tyre që të hyjnë në SHBA. Kështu, vullnetarët e
Helmetave të Bardha, të cilët janë pjesë e një dokumentari të nominuar, mund të mos marrin dot pjesë në ceremoni, pavarësisht se iu është dhënë një vizë për në SHBA.

Gjithashtu, edhe regjisori Iranian Asghar Farhazi nuk ka arritur të hyjë në SHBA, për shkak të ndalimit të shtetasve iranianë.