Haradinaj mesazh Daçiçit: Je më keq se Millosheviçi! Larg duart nga Kosova

Ish-Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK Ramush Haradinaj ka akuzuar ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç se është më i keq se babai i tij shpirtëror Millosheviçi.

Në një status në Facebook, Haradinaj ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm serb që t’i mbajë duart larg Kosovës.

Statusi i Ramush Haradinajt:

Ministri i jashtëm serb, Daçiq, është më i lig se Ati shpirtëror i tij, Millosheviqi

Kur dikush te akuzon për diçka që nuk e ke bërë, atëher akuzuesi ose ka bërë diçka të tillë vet, ose e ka ndërmend ta bëjë. I tillë është Ivica Daçiq, vetëm se e ka kot se më kurrë më nuk do të mund të ketë fuqi t’i fus duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten.

Ky ende nuk e ka kuptuar që Millosheviqi nuk jeton më, prandaj nuk jetojnë as shpifjet e tij monstruoze, sado që Daçiqi, ka kohë që sillet si një Millosheviq i vogël.

Unë kam qenë burrë dhe nga pozita e Kryeministrit jam përballur me drejtësinë ndërkombëtare dhe nuk jam fshehur si ai e shokët e tij pas xhenazës së Millosheviqit.

Zanati i tyre është të prodhojnë dëshmitarë të rrejshëm dhe hiq s’është largë mendsh që të njetët edhe t’i vrasin vet!
Ai nuk meriton të trajtohet as si kundërshtar, sepse është më i lig se Ati shpirtëror i tij-Millosheviqi!
RH