Agron Duka: Duhet Qeveri Teknike

Gjatë prezantimit të kandidatit të Partisë Agrare Ambientaliste për qarkun e Vlorës, Agron Duka këmbëngul mbi kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, në kushtet aktuale të përzierjes së politikës dhe mazhorancës me krimin, kultivimin e kanabisit, eksperiencat e hidhura dhe vullnetit negativ që ka treguar kjo qeveri deri tani, arrihen vetëm nëpërmjet qeverisë teknike”.

Gjithashtu, mësohet se kandidati i Partisë Agrare Ambientaliste për qarkun e Vlorës është z. Petrit Levendi. Për të cilin Agron Duka deklaron:

“Petriti  Levendi është modeli i qytetarit që mishëron vlerat që Partia Agrare Ambientaliste do të përcjellë në këto zgjedhje. Një sipërmarrës i suksesshëm, me 17 vjet eksperiencë në sektorin privat, i kalitur në administratën publike nga një përvojë katër vjeçare si Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë.

Por jo vetëm kaq, Petriti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë civile vlonjate, pasi është edhe themeluesi i lëvizjes “Aleanca Qytetare për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirit të Vlorës”, ka drejtuar gjithashtu edhe shoqatën e Turizmit të këtij qyteti.

Siç thash pak më parë zanati ynë nuk është vetem politika, por zhvillimi. Ky është edhe profili i kandidatit tonë për Vlorën, jo një politikan profesionist por një profesionist per t’i dhënë zgjidhje problemeve të krijuara nga politika e deritanishme”.