Rehabilitimi i Lumit i Vlorës, Rama: Aksi, shtysë për zhvillimin ekonomik

Punimet për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës janë inspektuar nga kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së mbajtur para dhjetëra banorëve të zonës, kreu i qeverisë tha se ky projekt do t’i japë shtysë zhvillimit ekonomik ndërsa nuk la pa ironizuar edhe qeverinë e mëparshme.

Rama: Rrugë që do i japë shtysë turizmit, zhvillimit rural të lidhur me turizmin, një aks i ri zhvillimi ekonomik dhe social dhe ishte e rëndësishme që ne të bënim çmos për të siguruar financimin, në kushtet kur e nisëm punën me një rrugë të lëna rrugëve nga ai që prapë në rrugë është dhe me një mal borxhesh për shiritat të prerë lart e poshtë nëpër Shqipëri për të bërë inaugurime e pastaj për tu lënë shëndenë njerëzve.

Rama e mbylli fjalën me një urim për kryetarin e Bashkisë së Selenicës, Përparim Shametaj, i cli është nga radhët e demokratëve.

Rama: I uroj Ditëlindjen kryretarit të Selenicës. E kemi me PD po e kemi të punës. Këtu në këtë zonë partia jonë është Vlora, se socialistë e se demokratë, në këtë zonë partia jonë është Vlora.

Segmenti rrugor rreth 100 km i gjatë pritet të sjellë një impakt shumë të madh jo vetëm për banorët e fshatrave që shtrihen përgjatë lumit të Vlorës por për të gjithë jug-perëndimin e Shqipërisë.