U raportua e zhdukur për Shën Valentin, gjendet pas 8 ditësh 17-vjeçarja nga Durrësi

Policia e Durrësit bën me dije se është gjetur vendodhja e vajzës 17-vjeçare, e cila raportua e humbur nga familja e saj që më datë 14 shkurt. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur gjetjen e N.H. 17 vjeçe, banuese në Durrës.

17-vjeçarja e mësipërme ishte larguar nga banesa, që prej datës datë 14.02.2017. Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore ajo ka pohuar se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.