Shalsi: Qeveria teknike është një absurditet

Deputeti i PS, Eduard Shalsi, është shprehur fenomeni i marijuanës apo hashashit ka qenë i përhapur edhe para vitit 2013.

Sipas Shalsit, qeveria teknike është një absurditet. “Në vitin 2013, shqiptarët me vullnet i dhanë 1 milion shuplaka ish qeverisë për shumë arsye, mes të cilave ishte edhe Lazarati.

Lazarati ishte një model që e identifikonte Shqipërinë në mbarë botën, në  2013 shqiptarët votuan mazhorancën për ta qeverisur për 4 vjet, çdo të thotë kjo që kërkon opozita tani?”,-ka thënë Eduard Shalsi.