Ministri Klosi pret Ministrin e Vakëfeve, Çështjeve të Kulteve dhe Ministër i Punëve Bashkiake të Kuvajtit

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi priti në vizitë zyrtare Mohammad Nasser Abdullah Al-Jabri, Ministër i Vakëfeve, Çështjeve të Kulteve dhe Ministër i Punëve Bashkiake të Kuvajtit.

Vizita e ministrit kuvajtian vjen në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri – Kuvajt, dhe në kudër të nisjes së disa projekteve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Klosi falendaroi ministrin kuvajtian për mbështetjen financiare që vendi i tij ka dhënë në vite, mbështetje që ka shkuar vecanërisht për njerëzit në nevojë.

Mes dy ministrave u fol për projektet e përbashkëta mes dy shteteve, ku perpos hapjes dhe ndihmës e qëndrave për njerëzit në nevojë, qeveria e Kuvajtit po mbështet edhe fuqizimin e arsimit profesional në vend. Mbështetja për qëndrat e formimit profesional, kualifikimi i punonjësve për tregun e punës së të dyja vendeve, mundësia e financimit të hapjes së një shkolle turizmi nga qeveria e Kuvajtit ishin temë e diskutimit të dy ministrave dhe delegacioneve shoqëruese.