Armina dhe Shkëlzeni do të martohen? Blogerja zbulon propozimin për martesë nga Shkëlzeni

Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni janë një ndër çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar. Është folur disa herë për marrëdhënien e tyre dhe për martesën mes tyre por kësaj radhe është vetë Armina që tregon “sekretet” e dashurisë së tyre.

E ftuar në studion e Rudina Magjistarit, Armina ka folur për martesën e saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe unazën e propozimit.

Duke komentuar një postim në rrjetet sociale që Shkëlzeni bëri më 14 Shkurt, që u aludua të ishte propozim martese, Armina tha:

“Duke qenë se unë jo shumë gjëra i bëj publike, martesa është një gjë që është folur, unë e kam marrë propozimin, pra unë e kam thënë që jemi duke pritur momentin e duhur se duam të jetë dicka shumë e vecantë dhe kjo le të themi ishte dicka më publike nga ana e tij si formë dedikimi që dhe mua mu bë shumë qejfi, prisja ndonjë urim se gjithmonë e urojmë njëri-tjetrin publikisht.

Një deklaratë publike u bë edhe nga ana ime, por kjo ishte disi më e vecante se i la njerëzit të kuptojnë ose një formë konfirmimi nga ana e tij”.

Rudina: Ti the që propozimin e ke marrë, s’ka pasur një unazë?

Armina: Po, por unë e mbaj në raste të vecanta, s’e kam bërë publike sepse mendoj që disa gjëra janë edhe private, ka disa gjëra që mua më interson t’i publikoj se mund të jenë pjesë pune por ka disa gjëra që janë midis nesh dhe janë pak si private. Sigurisht pas kësaj unaze që është simbolike do ketë dicka që do jetë unaza e martesës dhe do e zgjedhim të dy bashkë.

Është në një formë luleje që mua më ka pëlqyer kur e kam parë dhe e kam kujtim nga Zeni dhe e vë kur kam një event plus që jam pak i mbaj edhe gjërat nga e djathta”, shtoi ajo duke qeshur.