Shalsi sfidon PD: Opozita e pazonja për të ofruar një alternativë

Kryetari socialist i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduart Shalsi tha se Partia Demokratike nuk ka një alternativë të saktë për t’i ofruar shqiptarëve në zgjedhjet e 18 qershorit.

I ftuar në rubrikën e “Opinionit” në studion e lajmeve të NeWs24, Shalsi gjithashtu akuzoi opozitën se po bojkoton parlamentin pikërisht në momentin kur janë premisat për të filluar të shumëpriturën Reformën në Drejtësi.

“Ka një mungesë konsistence në qëndrimin e PD, se deri më parë u njohëm për kërkesë për zgjedhje të parakohshme, pastaj u fol për shtyrje të zgjedhjeve. PD duket si pa alternativë, e pazonja për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë për të cilën të garojë në zgjedhjet e 18 qershorit. Çdo protestë është e legjitimuar, se nuk ka qeveri në botë që ka 100% përlqyeshmëri të popullit. Nuk i injoroj protestuesit unë, se këtë e ka bërë Sali Berisha. Paradoksi qëndron se protagonistët në krye të protestës janë ish-kryeministri, kryetari de fakto dhe kryetari de juro, si dhe ministra të ish-qeverisë së PD. Këta janë njerëzit pse PD është jo thjeshtë në PD, por dhe në minorancë.  21 janari i vitit 2011 është rast i freskët për ne dhe ashtu do të mbetet, se është rasti kur një kryeministër që ka anatemuar protestuesit.  Këto ditë janë vendimtare për të hedhur hap për reformën në drejtësi. Premisat për të filluar të shumëpriturën janë afër dhe këtu krerët e PD marrin vendim për të bojkotuar parlamentin. Shihni reagimin e PD në komisionet hetimore të CEZ-it,” tha Shalsi.