Çifti Beckham i mbajtën një sekret të madh për 13 vjet djalit të tyre

Victoria dhe David Beckham duket se janë me të vërtetë prindër shumë të mirë. Revista Wonderland ka realizuar një intervistë me djalin e madh të çiftit të famshëm, Brooklyn Beckham, 17 vjeç i cili ka zbuluar se nuk e dinte që prindërit e tij ishin të famshëm deri sa arriti moshën e adoleshencës.

“Ata ma mbajtën të fshehtë këtë fakt derisa mbusha 13 vjeç, – ka thënë ai, duke rikujtuar momentin e kuptoi se prindërit e tij ishin shumë të famshëm. – Kishim shkuar në një ndeshje futbolli dhe njerëzit nisën të thërrasin emrin e babait tim. Nuk po kuptoja asgjë.  Duke pasur parasysh faktin se prindërit më treguan të vërtetën për babagjyshin e Vitit të Ri vetëm kur isha 10 vjeç, nuk habitem me aftësinë  e tyre të jashtëzakonshme për të mbajtur sekrete”, ka rrëfyer adoleshenti.

Mesa duket  Victoria dhe David Beckham kanë dashur të mos e ekspozojnë të birin përballë presionit të madh të mediave, që ndonjëherë bëhet edhe i rrezikshëm.