Rama, homazhe në nder të Rugovës dhe Jasharit

0

Në vijim të qëndrimit në Kosovë, Kryeministri Edi Rama, ka bërë këtë të premte homazhe me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka bërë me dije se është ndalur tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe luftëtarit Adem Jashari.

“Homazhe në respekt e mirënjohje të thellë ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, heroit të Kosovës Adem Jashari, si edhe ndaj të gjithë luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës”, tha Rama.