Portali SPJV.IT: Armë pas perdes zezë të vendosur para hyrjes së Kryeministrisë?

4

Protesta e Opozitës është nesër, datë 18 shkurt ora 12.00 para zyrës së Kryeministrit Rama. Ka shumë skenarë se si do zhvillohet protesta. Një variant i shpallur nga Kreshnik Spahiu lideri i AK mbetet më radikali nga opozita. Ai kërkon me ngulm që protesta të jetë ditë-natë për 30 ditë, me çadra dhe pa çadra, me qetësi, por dhe me reagim popullor. Kreshnik Spahiu ka vendosur që nesër me dorën e tij do të mbyllë me zinxhirë të trashë derën kryesore te hyrjes së kryeministrisë nga ana e bulevardit. Liderë të tjerë të opozitës dhe drejtues të PD-së janë për protestë finale, pra që jo vetëm të flasin e me pas të ikin njerëzit, por si në Rumani, bile paksa me një mënyrë rumune shqiptare! Lideri kryesor Lulzim Basha akoma nuk ka vendosur se si do veprojë. Me sa duket dhe nga informacione te besueshme Lulzim Basha do të shikojë se sa mbështetës do ketë në protestë. Nëse numri do jetë i madh siç pritet atëhere vendimi i drejtuesve të protestës do jetë që “O sot, o kurrë!”, pra e rrëzojnë këtë radhë Edi Ramën ose njërëzit nuk vijnë më në protesta me kaq hov kundër Edi Ramës. Synimi i opozitës është që të krijohet një qeveri teknike e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe korrekte e të gjithëpranuara. PD, por jo vetëm, edhe parti të koalicionit qeverisës kanë frikë se Rama do ti blejë zgjedhjet me paratë e drogës, siç tregoi Dibra ku edhe pas një skandali seksual të kryetarit te bashkisë se Dibrës, përfaqësues i PS, prapë selia rozë fitoi zgjedhjet me 5 mijë vota diferencë, ndërkohë që në zgjedhjet e radhës dhe pa skandal, PS-ja kishte marrë 450 vota plus. Ndërsa pas skandalit mori 5 mijë vota me shumë ! Akuzat ishin se u blenë me paratë e drogës dhe mafias, ku krejt deputetët kriminelë u turrën në favor të PS-së.

Kjo ngjarje, parlamenti plot me kriminelë, mafia, korrupsioni galopant, tenderimet pro biznesit qeveritar, etj kanë krijuar mosbesimin te opozita se zgjedhjet mund të jenë të lira.

Ndaj me datë 18 shkurt, thotë një prej drejtuesve të PD-së, ose fitojmë duke qëndruar deri në largimin e Edi Ramës ose Lulzim Basha do humb me turp me vota të blera nga PS.

Nga ana tjetër PS-ja dhe kryeministri po përgatiten seriozisht për të përballuar çdo skenar të opozitës. Policia dhe Ushtria kanë kaluar në gadishmeri që ditën e premte, mijëra policë do jenë të gatshëm për të përballuar “ushtrinë e PD-së”, e cila mund të tentojë të futet në katin e parë. Garda do marrë që nesër në mëngjez kontrollin e kryeministrisë nga brenda. Te hyrja kryesore e kryeministrisë e cila është mbuluar me perde të zezë nga ana e bulevardit, aty ku Kreshnik Spahiu dhe demokratë do të turren të mbyllin me zinxhirë hyrjen kryesore, nëse nuk lejon Garda të futen brenda për “vizita” demonstruesit, pikërisht pas perdes së zezë do jenë vendosur trupat me të mira të Gardës se Republikës.

Informacione të besueshme tregojnë se në hyrje pas perders do ketë mitralozë. Në katet e kryeministrisë do jenë jo zyrtarët, por gardistë dhe trupa të RENEA me armët me moderne.

Pesë makina me gazlotësjellës dhe uji do jenë te hyrja ky hyn kryeministri gjatë një dite normale. Numri i policëve dhe ushtrisë, për çdo rast precipitimi të situatës, do jete diku te 3-4 mijë veta. Me një urdhër te ministrit të brendshëm Saimir Tahiri komisariatet e rretheve do jenë me një minimum të domosdoshëm forcash, ndërsa forcat e tjera do jenë në Tiranë përreth kryeministrisë.

Policia njoftoi ditën e premte në ora 11.00 planin e masave për protestën e opozitës. Të bie në sy fakti që policia theksonte se protesta ka leje vetëm nga ora 12.00 deri në 16.00. Prames rrjeshtave policia thotë se pas orës 16.00 do jetë e detyruar të përdorë forcën për ti shpërndarë. Mënjëherë reagoi PD-ja ku thotë se nuk kemi orar! Pra ka skenar rumun apo maqedonas nesër nga PD? Apo skenar rumuno-maqedonas me pasion demokratësh?! Duket se protesta nuk do jetë kaq e qetë sa thuhet. 

Opozita ka ditën e saj për të treguar nëse mbetet një opozitë hollandeze apo mirëfilli shqiptare! Ndërsa kryeministri Rama ka shansin për të qenë një Fatos Nano, një Sali Berishë apo thjesht ai që është Rama.

http://www.spjv.it/index.php/politika-mobile/cfare-ka-pas-perdes-se-zeze-te-vendosur-para-hyrjes-se-kryeministrise