Partia Demokratike vendos: Protestë me çadra para godinës së Kryeministrisë

1

Protesta e Partisë Demokratike pritet të zgjasë më shumë sesa është paralajmëruar nga Policia e Shtetit. Zyrtarisht protesta nis në orën 12:00 dhe përfundon në orën 16:00. Por kreu i PD-së, Lulëzim Basha tha se orarin e përfundimit të saj e vendosin qytetarët. Pra plani është se vazhdimi i saj do të jetë në afat të përcaktuar gjithë ditën dhe gjithë natën, për disa ditë me radhë.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha dje në komunikimin me gazetarët shkoi edhe më tej kur u shpreh se nuk bëhet fjalë për një protestë, por një lëvizje qytetare. “Lëvizja dihet kur nis, por nuk ka afat kur mbaron, është një lëvizje…”.

“Koha Jonë”  ka zbuluar detaje të reja të mënyrës sesi do të zhvillohet protesta. Burime nga selia blu bëjnë të ditur se qytetarët do të vendosen para kryeministrisë me çadra dhe mjetë te tjera për të kaluat gjithë natën. Dhe për ditë me radhë deri në krijimin e një qeverie teknike.

Pas grumbullimit në qendër të Tiranës, protestuesit do të drejtohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qendra e protestës do të jetë përballë godinës së Kryeministrisë.

Është parashikuar që çadrat dhe objektet e tjera do të vendosën në sheshin përballë Kryeministrisë. Janë qindra të rinj që janë porositur të sjellin me vete çadra për të kaluar natën. Madje në disa pika ku shiten çadra fushimi sot nuk ka pasur më asnjë, për shkak se janë blerë nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Pritet që protesta të vazhdojë disa ditë. Një tubim të ngjashëm zhvilloi Partia Socialiste në maj të vitit 2010 duke organizuar një grevë urie me çadra përballë Kryeministrisë. Ashtu si dhe në rastin e PS, protesta e PD pritet të bllokojë pjesën kryesore të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Por në selinë blu thonë se ne nuk jemi si PS që u tërhoq. Ne qëndrojmë deri në realizimin e kërkesave për një qeveri teknike për zgjedhje të lira.

Mësohet se nga bashkia Kamëz kryetari Xhelal Mziu ka siguruar 2 mijë çadra, të cilat do vendosen para kryeministrisë, ndërsa Ferdinand Xhaferi nga zona e kenetës në Durrës ka mbledhur 1200 çadra. Po kështu vlonjatët dhe skraparllinjtë do sjellin 1350 shkopja bejzbolli, kurse zona e Laçit dhe Mamurrasi përveç dorezave për “ndeshje sportive” do sjellin edhe 20 mijë vezë për protestuesit të cilët duan ushqim për ditët para kryeministrisë.

Lexoni edhe:

Basha: Policia të mos provokojë nesër gjatë protestës, ndryshe…
Ambasada e  SHBA: Protesta mund të jetë konfrontuese
SPJV.IT: Armë pas perdes zezë të vendosur para hyrjes së Kryeministrisë?
Kreshnik Spahiu: Do kërkoj nga Basha rrethimin e kryeministrisë për 30 ditë
“Me 18 shkurt merret vendimi i opozitës:Si në Rumani, ditë-natë protestë!”
PR mbledh strukturat para protestës
Protesta e opozitës nis nesër në 12:00, policia i jep leje për katër orë