Panik tek Shkëmbi i Kavajës/Rrëzohen 4 kate të pallatit 24 katësh (FOTO)

0

Katër katet e fundit të një pallati tek “Shkëmbi i Kavajës” janë shembur. Pallati mendohet të jetë mbi 24-katësh, pasi ka kate nëntokë dhe rreth 4 të tillë kanë qenë në punime e sipër.

Banorët që kanë parë këtë ngjarje të rëndë që mund t’ju kishte rrezikuar jetën bëjnë me dije se ky pallat i përket biznesmenit të njohur Enver Shala, i cili ka në bregdetin e Durrësit edhe një pallat tjetër 30-katësh. Sakaq, burime bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat policore, për të zbuluar shkaqet pse 4 katër u rrëzuan.

Punëtorët fatmirësisht kanë shpëtuar, të paktën këto janë të dhënat e para nga vendi i ngjarjes, dëshmitarët që kanë qenë atje bëjnë me dije se policia ka rrethuar zonën.

“Shembet pallati te Prroni i Agait në Durrës. Pallati 23 katësh i Enver Shalës në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është shembur për shkak të punimeve të dobëta. Tre katet e fundit janë shembur, ky është pallati i famshëm që gjendet në rërë në breg të detit, 18 kate janë me banorë”, shprehet një banor.