Në 9-vjetorin e saj të pavarësisë, Kosova i jep botës një mesazh të fortë

Në një kohë kur Amerika pritet të ndërtojë një mur, një vendim që ka shkatuar debate të forta, Kosova sot ka dhënë një mesazh global pikërisht me elemintin e murit. Kosova që prej shpalljes së pavarësisë, ka krijuar monumentin “Newborn”, i cili cdo vit vjen ndryshe.

Pikërisht, duke u inspiruar nga politikat globale, këtë vit monumenti është modifikuar në mënyrë të tillë që në pamje ajrore, të lexohet “No Walls” (“Pa mure”). Ideja është propozuar fillimisht nga autori i monumentit, Fisnik Ismaili.

Projekti fillestar sygjeronte ngjyrosjen me pamjen e një muri, tulla apo beton, dhe në fund instalacionin “No walls”. Instalacioni do realizohej duke rrëzuar dy gërmat N dhe W dhe duke shkruar pjesën tjetër të shprehjes me bojë të bardhë, gjë që është realizuar sot.

“Në një botë ku çdo ditë po krijohen mure, dhe lëvizja e lirë çdo ditë e më shumë po kushtëzohet nga mendjet e ngushta, e në Kosovën e brishtë, ku një mur vazhdimisht po e cenon sovranitetin e shtetit, NEWBORN do me i rrëzue këto mure, për hir të njerëzimit”, shkruhet ne faqen ne facebook tNë një botë ku çdo ditë po krijohen mure, dhe lëvizja e lirë çdo ditë e më shumë po kushtëzohet nga mendjet e ngushta, e në Kosovën e brishtë, ku një mur vazhdimisht po e cenon sovranitetin e shtetit, NEWBORN do me i rrëzue këto mure, për hir të njerëzimit. “New Born”.

Ndryshim që shkon deri në 3000 eurosh dhe është në rrjedhën e idesë së Ismailit për ta ndryshuar monumentin çdo vit. Ai synon të percjellë një mesazh që lidhet me politikën apo socialen, duke përdorur një objekt që ka kaq shumë rëndësi për shtetin e Kosovës.