SPJV.IT: Me 18 shkurt merret vendimi i opozitës:Si në Rumani, ditë-natë protestë!

Burime të mirëinformuara nga kampi i opozitës tregojnë se nëse në shesh ditën e shtunë do jenë mbi 50 mijë veta atëhere nuk do të shkulen nga sheshi para kryeministrise deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama. Po kështu për të mbajtur të ndezur situtatën para kryeministrise, me skalione të fresketa protestuesish, do të përdoret dhe sheshi “Nënë Tereza” me çadra me mijëra militantë të gatshëm për të qenë afër kryeministrisë në çdo rast që mund të ndërhyjnë forcat e policisë për të shpërndarë popullin e revoltuar me qeverinë.
Nëse forcat e policisë apo gardës do tentojnë të përdorin forcën atëhere grupi i të rinjve “Azem Hajdari” do të dalë tërësisht në vijën e parë të përballjes.
Informacionet janë se në raport me numrin e protestuesve, Lulzim Basha do të pyesë turmën “A jeni dakort të qëndrojmë këtu ditë-natë deri në rrëzimin e qeverisë?”. Nëse turma përgjigjet “Po” atëhere fillon protesta-demonstratë pa ndalim. Kjo do sjellë acarim të qeverisë, të cilët do kenë në gatishmeri mbi 6 mijë trupa policore dhe afro 2 mijë trupa ushtarake të vendosura në pikat përreth kryeministrisë.
Turma do të jetë e kujdesshme në përdorimin e mjeteve si bomba molotov,etj, por nëse qeveria fut forcën për të shpërndarë, mundet që të precipitojë situata.
Lulzim Basha ka deklaruar se do të jetë protesta më e madhe e 26 vitëve të fundit. Kujtojmë se vetëm një protestë te madhe ka bërë PD-ja me 20 shkurt 1991, kur rrëzoi bustin e Enver Hoxhës.
Po çfarë busti do rrëzojnë me 18 shkurt? Mbetet të shikojmë; Fjalë apo vepra!
(Marrë www.spjv.it)
http://www.spjv.it/index.php/politika/me-18-shkurt-merret-vendimi-i-opozites-si-ne-rumani-dite-nate-proteste