Çdo bëjë Opozita me 18 shkurt?

1

E shtuna e 18 shkurtit pritet të mos jetë një ditë e zakonshme në Tiranë. Partia Demokratike prej disa javësh ka nisur përgatitjen e një proteste masive. Sipas drejtuesve të PD dhe organizatorëve të tubimit, 18 shkurti do të jetë protesta më e madhe që është zhvilluar në vend. Deputetë të Partisë Demokratike thanë dje për gazetën se llogaritet se numri i pjesëmarrësve në këtë miting do të jetë më shumë se 300 mijë persona.

Këtë shifër, e cila realisht duket shumë e madhe, deputetët e selisë blu e mbështesin në faktin se ka gati një muaj që gjithë drejtuesit e PD-së janë shpërndarë në rrethe. Vetë kryedemokrati, Lulëzim Basha ka vizituar disa qytete në Veri dhe Jug të vendit ku u ka bërë thirrje demokratëve, por edhe qytetarëve të tjerë të jenë në shesh në 18 shkurt. Ndërsa deputetë dhe drejtues të forumeve të opozitës kanë nisur prej kohësh kontaktet me gjithë demokratët, ku secila degë e selisë blu në rrethe do të sjellë mijëra e mijëra protestues.

Një fakt tjetër  ku demokratët e bazojnë shifrën 300 mijë protestues janë dhe protestat e mëparshme. Partia Demokratike në 4 vitet e fundit ka realizuar disa protesta. E fundit që ishte më e forta ku pati dhe incidente ishte ajo e dhjetorit të vitit 2015, ku demonstruesit tentuan të heqin bunkerin e ndërtuar nga para Ministrisë së Brendshme. Kjo ishte protesta më e dhunshme, ndërsa ajo më masivja ishte e muajit mars 2015. Në atë kohë demokratët deklaruan se në shesh para Kryeministrisë ishin rreth 300 mijë persona. Mbi këtë shifër selia blu mbështet edhe protestën e nesërme duke premtuar se do të sjellë në shesh më shumë se 300 mijë mbështetës. Kjo edhe për faktin se protesta e 18 shkurtit është konceptuar si një betejë frontale ndaj Qeverisë. Demokratët besojnë se gabimet e qeverisë, korrupsioni, kanabizimi dhe problemet e tjera të vendit do të bëjnë që në protestë të mos jenë vetëm demokratët, por edhe qytetarët e pa angazhuar politikisht.

Detajet e protestës janë lënë surprizë nga ana e Partisë Demokratike. Deputetë dhe drejtues organizativ të PD nuk kanë pranuar të flasin se cila do të jetë konkretisht skema që do të ndiqet gjatë tubimit. Drejtuesit e PD thonë se protesta do të jetë e fortë, por pa specifikuar nëse nënkuptohet dhuna, pra përplasja me forcat e rendit. Janë disa skenarë për protestën që përfshijë qëndrimin disa orë para Kryeministrisë dhe deri në zhvillimin e protestës çdo ditë, duke e kthyer atë në një lëvizje qytetare kundër qeverisë. Por ka dhe një skenar ku thuhet që nëse ka shumë njërëz atëhëre do vendosin si në Rumani, ditë-natë deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Pavarësisht entuziazmit të drejtuesve të Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në tubim, nga kampi tjetër në Partinë Socialiste duket se nuk janë të shqetësuar për 18 shkurtin. Burime nga Partia Socialiste thanë dje se 300 mijë persona Partia Demokratike nuk i ka mbledhur në Tiranë në 26 vite sëbashku! Sipas socialistëve, maksimumi i demokratëve që do të shkojnë pas Lulzim Bashës në shesh është diku te 10 mijë persona.

Çështja e numrave nesër ka të bëjë me frymën se si do jenë zgjedhjet me 18 qershor. Nëse vijnë diku mes shifrave 10-30 mijë veta mbetet një shifër e mirë, por nuk tregon trendin antiqeveri në mbarë popullin. Nëse kalon shifrën 70 mijë apo me shumë atëhere pikëpyetja të mëdha ngrihen mbi të ardhmen e Edi Ramës. Por përveç numrit, nesër ka rëndësi se si do veprojë opozita: Do flasin liderët, disa të zgjedhur nga rrethet e Tirana dhe më pas do nisen prapë në shtëpi apo do qëndrojnë mu në sheshin para kryeministrisë derisa qeveria të dorëhiqet për të shkuar me qeveri teknike në zgjedhje? Deri dje liderët e opozitës kanë thënë se zgjedhjet do ti vjedhë Rama me drogën etj. Nëse mendojnë se do ti vjedhë atëhere si do shkojnë në zgjedhje, me mitingje?

Një protestues nga Shkodra tha dje për “Koha Jone” se “nëse Basha do na mbledhë, të mbaj fjalim dhe më pas prapë në shpi, për të ardhur prapë pas një muaji, nuk kam ndërmend të shkoj”.

Duket se populli opozitar kërkon tjetër lëvizje!

S.P.