“Ça thua more debil”, Blushi shpërthen ndaj Klosit: Parazit, paguhesh 1 mijë euro nga Dako

Është nxehur situata në parlament gjatë kohës që në foltore ishte deputeti i LIBRA-s Ben Blushi. Ndërsa Blushi po akuzonte kreun e KQZ dhe maxhorancën se duan ta lënë jashtë zgjedhjeve siç bënë me Partinë Socialiste, përmendi edhe disa prej emrave më të lakuar të bashkiakëve të PS-së, si Elvis Rroshi dhe Vangjush Dako.

Në këtë moment ka ndërhyrë nga vendi Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi.
“Ça thua more budalla. Ça thua more debil”, i është drejtuar Klosi, Blushit.

Kaq është dashur dhe deputeti i LIBRA-s ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kolegut të tij duke e quajtur parazit.

“Ju mendoni se Vangjush Dako është krenari se fundos 2000 vjet me 4 mln euro.
Parazit, pusho ti parazit që paguhesh 1 mijë euro në muaj nga Vangjush Dako. Këta janë parazitët e Rilindjes. I kam sjellë vetë dhe më vjen keq, parazit. E kam gjetur duke punuar për Meksin në 1996, mblidhte letrat, e ngjita në kat të dytë këtë halabak, vartësin e Vangjush Dakos. Nuk ja vlen të nxehesh me këta parazitë, parazitin e Vangjush Dakos. Shko në bashki merr rrogën në fund të muajit aty te rrënojat turke mos të hedh Vangjushi ndonjë kacidhe”,­ tha Blushi.