Po luftoni për të humbur peshë? Ju ndoshta jeni duke bërë këto gabime!

0

Humbja e peshës mund të jetë e vështirë, por ka një mori gabimesh dietike të cilat mund të pengojnë progresin.

Nga dieta deri te stërvitja, duhet të hahet ushqim i veçantë “shëndetësor”. Por një dietologe ka theksuar gabimin më të madh që shumica e njerëzve janë duke e bërë, plus disa gabimeve të tjera.

Nichola Whitehead, zbuloi keqkuptimet më të zakonshme të humbjes në peshë. Ajo tha se kur konsumohet “yndyrë e ulët” dhe një “dietë e etiketuar” ushqimi ishte sukses. Këshilla e saj vjen pasi u zbulua një dietë mesdhetare që mund të mbrojë zemrën tuaj.

Ajo tha: “Një biskotë e shëndetshme mund të përmbajnë më shumë kalori dhe sheqer se sa versioni i një biskote të zakonshme. Gjithmonë shikoni listën e përbërësve para se të blini dhe mos harroni se një sallatë mund të jetë e shëndetshme, por e ngarkuar me sheqer dhe atëherë ajo mund të përmbajë më shumë kalori”, u shpreh dietologia.

Këshilla e saj është që të përqëndroheni pasi nuk mund të hahet çfardolloj ushqimi dhe në qoftë se blini ushqime të paketuara, duhet të lexoni etiketën më parë”.

Ajo shpjegoi: “Studimet tregojnë se të humbasësh peshë, duhet që çdo ditë të bëjmë ushtrime, në mënyrë që muskujt të rriten në normë metabolike. Peshëngritja ose trajnimi i rezistencës mund të ndihmojë për të rritur normën metabolike, për të rritur në masë të muskujt dhe për të humbur në yndyrë, duke përfshirë atë në zonën e belit”.

Duke diskutuar vendosjen e qëllimeve jorealiste, ajo tha: “Kjo shpesh mund të na çojë në zhgënjim. Për të ndihmuar veten, ju duhet që të ndiheni të motivuar drejt qëllimin tuaj përfundimtar, i vendosur në mini-gola ju mund të arrihet në një muaj ose në më shumë”. Ajo gjithashtu këshilloi që nuk duhet që të peshohemi shpesh.

Përshtati: Redjon Shtylla