Fleckenstein: Reforma në drejtësi kushti kryesor për negociatat me BE-në

Nga Parlamenti Europian, atje ku po diskutohet edhe progres-raporti për Shqipërinë, eurodeputeti Knut Fleckenstein deklaroi se dialogu mes qeverisë ‘Rama’ dhe opozitës është i rëndësishëm.

Fleckeinstein theksoi se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, ndërsa pohoi se PE-ja pret zbatimin e plotë të saj.  “Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Dialogu mes qeverisë dhe opozitës, i rëndësishëm. Përshëndesim reformën në drejtësi, presim zbatimin e plotë të saj”, theksoi Fleckeinstein.

Ndër të tjera eurodeputeti e quajti me rëndësi që të shtohen përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, duke evidentuar disa nga problemet aktuale në vend. “Të shtohen përpjekjet në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria të zbatojë të drejtat e pronës. Shqipëria të vijojë luftën kundër krimit të organizuar”, tha Fleckeinstein.