E ardhmja e futbollit lind në baltë (FOTO)

0

Fushat me baltë ku stërviten fëmijët e skuadrave të mosha të klubeve të futbollit nuk janë diçka e zakonshme vetëm në Shqipëri.

Edhe Kosova vuan të njëjtin problem tepër shqetësues që e pengon jashtë mase shumë formimin e lojtarëve të rinj që kanë ëndërr të ndjekin një karrierë në futboll.

Klubi i Prishtinës ka postuar në faqen zyrtare në Facebook disa foto nga terreni ku fëmijët e skuadrave të saj të moshave luajnë ndeshjet e kampionatit.

Në këto kushte të vështira bën stërvitje dhe ekipi i parë i Prishtinës që pretendon titullin kampion.