Liverpool rikthehet te fitorja, mposht Tottenham-in

Pas disa rezultateve të njëpasnjëshme negative, Liverpool është rikthyer te fitorja, madje ndaj një ekipi mjaft të fortë si Tottenhami me rezultatin 2-0, duke konfirmuar se është një ekip me luhatje të mëdha këtë sezon.

Sadio Mane ishte njeriu i takimit, duke realizuar dy golat e kësaj ndeshje brenda dy minutave, në të 16-n dhe të 18-n.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e katërt, tashmë me një pikë diferencë nga Tottenhami dhe Chelsea.