Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 31 Tetor 2026, 13:39 Noka nga protesta e sotme: “Kemi qenë çdo ditë në krah të studentëve” Demokratët u mblodhën këtë të shtunë përpara Kryeministrisë, në protestën e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Gjatë tubimit, Sekretari i Përgjithshëm i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Çmimet e karburanteve
  • Ben Blushi
  • Big Brother Kosova
  • Bashkim Zeneli
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Lotaria Amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Çmimet e karburanteve
  • Ben Blushi
  • Big Brother Kosova
  • Bashkim Zeneli
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Lotaria Amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

12-15 kushtetuta në 100 vjet?

Forum E premte, 16 Prill 2021 17:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Afrim Krasniqi

12-15 kushtetuta në 100 vjet?  Një Kushtetutë për më pak se një dekadë, – një eksperiment i vazhdueshëm në marrëdhënien e brishtë të shqiptarëve me shtetin dhe regjimet e tyre.

Kushtetuta është “e shenjtë”, – thonë politikanët, të cilët kanë perceptim tjetër mbi “shenjtërinë” nga ai që përcaktohet në fjalorin politik dhe fetar.

Të gjithë e dimë se Kushtetuta është baza ligjore mbi të cilën ngrihet shteti dhe funksionon qeverisja. Ekzistenca e saj nuk tregon se shteti e shoqëria ecin në rrugë ligjore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shembulli shqiptar është ilustrues: në 100 vjet shtet shqiptarët kanë patur rastin të kenë 12-15 kushtetuta, por është e vështirë që në shekullin e tyre shqiptarët të gjejnë 12-15 vite të lumtura!

Pra Kushtetuta është tregues e normë pozitive, por jo garancia e pozitivitetit.

Parimet e saj, fryma e saj, konsensusi rreth saj dhe vullneti për bindje e sjellje me integritet ndaj saj përbëjnë çelësin e suksesit dhe natyrës kushtetuese. Tradita jonë është modeste: më shumë kemi besuar e ndjekur me besnikëri udhëheqësit e pushtetet e radhës sesa Kushtetutat mbi të cilat ata sunduan!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kushtetuta aktuale u miratua më 1998. Opozita (e atëhershme dhe e sotme) e bojkotuan votimin. Kushtetuta nuk mori shumicën e votave të qytetarëve, por shumicën e atyre që shkuan në votim, pra votat e një krahu politik.

Mund t'ju interesojë

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

Para 19 orësh
Veliaj u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

Veliaj u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

Para 19 orësh
Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pav...

28 Tetor 2026, 10:29

Gjithsesi miratimi i saj ishte sukses, ndryshim pozitiv dhe tregues serioziteti në mentalitetin ndaj shtetit.

Përpjekjet e njëanshme 1993 dhe 1994 dështuan, kjo e fundit përmes votës popullore. Gjithsesi, më 2008 dy palët politike, bazuar në interesat e tyre thellësisht partiake dhe të momentit, si dhe në ambiciet personale të secilit lider politik, – ndryshuan norma e praktika me rëndësi kushtetuese, me ndikim të madh në sistemin zgjedhor, politik, përfaqësues dhe balancues të pushteteve. Shoqëria civile ishte kundër, disa parti të vogla ishin kundër (sot kanë ndryshuar mendje), por nuk pati më referendum. Pra, kontrata sociale e politike (kushtetuta 1998) u ndryshua nga njëra palë e kontratës (politika), pa pyetur palën tjetër (qytetarët).

Më 2012 konsensusi politik ndryshoi kushtetutën në pjesën për imunitetin. U tha se do jetë sukses i madh historik në luftë ndaj korrupsionit. Në fakt, pasi u kufizua imuniteti asnjë zyrtar i lartë nuk është përballur me drejtësinë për korrupsion, pra ndryshimi nuk ishte as funksional, as historik dhe as dobiprurës.

Me ndryshimin e strukturës administrative të vendit (2015) ka mbetur në fuqi institucioni i qarkut, i cili, pranohet nga çdo palë politike dhe aktor publik, se është i tepërt, jo efikas dhe duhet shfuqizuar. Procesi i integrimit të vendit dhe detyrimet shtetërore që burojnë prej tij nxjerrin në pah nevojat e rishikimit të disa elementëve dhe praktikave kushtetuese, sidomos referuar çështjeve të sigurisë dhe angazhimeve ndërkombëtare të vendit. Krahas tyre, ekzistojnë edhe detyrime kushtetuese, për shembull, nevoja për ligje organike për institucionet kushtetuese, të cilat megjithëse citohen në dokumentin kushtetues të vitit 1998, ende nuk janë miratuar dhe as nuk janë pjesë e axhendës afatshkurtër parlamentare. Pra, Kushtetuta do ndryshohet përsëri.

Më 2015 pothuajse të gjitha palët politike flasin për ndryshime kushtetuese. Nuk ka dilemë se do ketë ndryshime, dallimet gjenden vetëm në detajet, – për çfarë dhe sa. Preteksti është reforma në drejtësi dhe çështja e dekriminalizimit. Për drejtësinë ka konsensus e ndërgjegje që duhet reformë përfshirë ndryshime kushtetuese (dallimi është: sa, çfarë dhe si), por për dekriminalizimin retorika është fyese dhe pa sens.

Kriminelët në politikë nuk kanë ardhur nga jashtë sistemit, por nga vetë sistemi: ata janë emëruar nga 2-3-4 emra që janë liderit kryesorë politikë. Tani kërkohet të ndryshohet kushtetuta që ti bindim këta 2-3-4 emra që të mos na sjellin më kriminelë në vendimmarrje. Në fakt i sollën 4-5 të rinj në zgjedhjet lokale dhe sapo kanë nisur mandatin 4 vjeçar. Ata i emëruan vetë, i mbrojnë vetë, i kanë miq e sponsor, i mbrojnë më mirë se avokatët e tyre dhe kështu, sikur 1000 ndryshime kushtetuese të bëhen, 2-3-4 liderit politikë nuk do ndryshojnë mendje as praktikë, sepse i përkasin këtij sistemi të kalbur, janë produkt i këtij sistemi dhe sponsor jetësor të tij.

Debati mbi drejtësinë është më serioz: ndryshime kushtetuese për KLD? Për Presidentin? Për Gjykatën e Lartë e Kushtetuese? Për Prokurorinë? Po, janë ecje në drejtimin e duhur, por jo me përgjegjësinë, vizionin dhe sensin e duhur. Sepse ne kemi nevojë të zgjerojmë demokracinë: më shumë demokraci direkte, deputetët të zgjidhen nga qytetarët, Presidenti të zgjidhet nga qytetarët, drejtuesit e institucioneve të zgjidhen me votim alternativ (90% zgjidhen pa kandidatë rivalë), numri i deputetëve të shkurtohet, institucioni i qarkut të shkrihet, detyrimet në emër të integrimit në BE të kryhen në kohë, etj, etj.

Për këto të fundit nuk ka komision dhe as debat profesional, nuk flet askush nga selitë e partive, nuk ka vend në programet elektorale dhe as prioritet në axhendën e mazhorancës / opozitës. Të gjithë këta flasin vetëm për pjesën e parë, fushatën e radhës, drejtësinë. Ka ide të mira, por në përvojën tonë duhet pritur dita e fundit për të parë nëse idetë janë më të rëndësishme sesa interesat afatshkurtra politike, siç fatkeqësisht shpesh ka ndodhur. Zhvillim kritik fakti se zërat më aktivë nuk janë ekspertët apo politikanët ekspertë, por ata që kanë pasur e kanë më shumë punë me drejtësinë, me akuza për korrupsion e shkelje ligji, abuzime dhe nepotizëm. Shqetësimi është se ata tani duan një drejtësi të re ….për vete ose një drejtësi me konsensus…..për secilën palë politike!

Qytetarët? Kush ka kohë të merret me ta, – ata nuk kanë gojë, nuk kanë zë, nuk kanë vendimmarrje, nuk kanë mekanizëm mbrojtës, nuk kanë vila në Lalz dhe as nuk bëjnë tendera. Pra, palët de facto mendojnë sesi të përfitojnë më shumë pushtet dhe jo të transferojnë pushtet, sesi të kontrollojnë sistemin dhe jo ta bëjnë atë më transparent dhe të besueshëm, sesi ti detyrojnë qytetarët të votojnë të preferuarit e tyre dhe jo e anasjelltë, që qytetarët të përzgjedhin udhëheqësit dhe vendimmarrësit në emrin e tyre! Çfarë rëndësie ka nëse ndryshon skema e zgjedhjes së institucioneve kushtetuese (nga Kuvendi) nëse vetë Kuvendi nuk është produkt direkt i votës qytetare? Ky është një kontrast i thellë, shumë domethënës dhe paralajmërues se ndërhyrja kushtetuese 2015 nuk do jetë e fundit dhe as zgjidhje e plotë e funksionale.

Në gjuhën profesionale: kushtetuta dhe nocionet kushtetuese në jetën politike, institucionale dhe publike në Shqipëri janë përballur po me ato tipare të vetë vlerave të sistemit demokratik: mosnjohje, traditë të brishtë, krijimin e liderëve të fortë në vend të institucioneve të forta dhe kritika mbi legjitimitetin dhe produktet konkrete të tij. Natyra eksperimentale e sistemit tonë kushtetues është ndikuar edhe nga eksperimentimet në format e qeverisjes dhe modelin qeverisës, në importin nga jashtë të formave të ndryshme dhe në tendencën për ta përshtatur sistemin politik me kushtetutën, jo e anasjelltë. Kritikat e vazhdueshme, p.sh, se partitë shqiptare kanë më shumë pushtet sesa u njeh kushtetuta, se hapësira të interpretueshme në Kushtetutë përdoren e keqpërdoren nga politika e ditës për të justifikuar akte të njëanshme politike të tyre dhe se brishtësia e sistemit përfaqësues buron nga vetë brishtësia e nocioneve, normave dhe institucioneve kushtetuese, – janë tregues se Kushtetuta, me gjithë progresin dhe retorikën populiste e televizive të politikës, ende nuk është bërë pikë referimi e pakontestueshme nga politika dhe qytetarët.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Noka nga protesta e sotme: “Kemi qenë çdo ditë në krah të studentëve”
Para 1 minute

Noka nga protesta e sotme: “Kemi qenë çdo ditë në krah të studentëve”

Rama prezanton “Diellën e re”: “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”
Para 40 minutash

Rama prezanton “Diellën e re”: “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”

PD nis marshimin drejt Kryeministrisë, deputetët demokratë në krye
Para 44 minutash

PD nis marshimin drejt Kryeministrisë, deputetët demokratë në krye

Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë, 1500 efektivë në gatishmëri
Para 49 minutash

Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë, 1500 efektivë në gatishmëri

Më të lexuarat

1 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 13 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

2 Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë
Para 16 orësh

Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë

3 Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot
Para 5 orësh

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

4 Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri
30 Tetor 2026, 10:27

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.