Kampionati Anglez- Liverpool përballë Tottenham, Chelsea ndaj Burnley

Takimi kryesor i javës së 25-të në kampionatin anglez do të zhvillohet në “Anfield Road” mes Liverpulit dhe Totenhemit. Çelsi do të presë Bërnlejn, ndërkohë që Mnaçester United do të përballet me Uatfordin.

Java e 25-ët e kampionatit anglez do të ketë si kryefjalë përballjen mes Liverpoolit dhe Tottenhamit. Të kuqtë po kalojnë një periudhë të errët duke qënë se nuk e provojnë shijen e fitores prej 10 takimesh. Trajneri Jurgen Klopp nuk ka probleme madhore përsa i përket formacionit titullar. Nën skemën e tij të zakonshme 4-3-3, pritet që të mos ketë ndryshime as në emra. Në mesfushë do të jebë Wijnaldum, Henderson dhe Llallana, kurse në repartin e avancuar do të vendosen Coutinho, Firmino dhe Sadio Mane. Situata është më optimiste tek Tottenhami, Spursat ndodhen të vetëm në vendin e dytë pas fitores ndaj Middlesbrought, megjithatë Pochetino ka disa probleme mungesash. Vertonghen, Nkoudou, Rose dhe Lamela janë të padisponueshëm. Tekniku argjentinas do ti besoj treshes Heung-Min, Alli dhe Erkisen pas krahëve të Harry Kane. Kjo përballje do ta ketë zanafillën të shtunën në orën 18:30 në “Anfield Road”.

Chelsea kryesues do të kërkojë suksesin e rradhës në kampionat. Blutë do të sfidojnë Burnleyn në “Turf Moor”. Londinezët vijnë në këtë duel me grup të plotë lojtarësh, praktikisht Antonio Conte nuk do ti ndyshojë asgjë skuadrës që mposht javën e shkuar Arsenalin. Në mesfushë pritet të rreshtohen, Moses, Matic , Kante e Alonso, teksa në fazën sulmuese do të jenë Pedro, Costa dhe Eden Hazard. Chelsea ka fituar 16 nga 18 takimet e fundit në Premier, megjithatë Burnley ka triumfuar në 5 sfidat e fundit në shtëpi.

Në “Old Trafford” Manchester United do të presë Watfordin. Trajneri Jose Mourinho nuk ka ndërnend të prekë formacionin që mposhti javën e shkuar kampionët e Leicester City. Në këtë mënyrë nën modulin taktik 4-2-3-1 do të vendosen Pogba e Herrera para mbrojtjes, ndërsa Rashford, Mkhytarian dhe Mata do të jenë në mbështetje të Zlatan Ibrahimovic. Man United nuk humbet në kampionat prej 15 takimesh. Arsenali do të kërkojë të rikthehet tek suksesi pas disfatës ndaj Chelseat, megjithatë telashet nuk janë të pakta për Arsebe Wenger. Granit Xhaka vijon të jetë i pezulluar, ndërkohë që rë dëmtuar janë Ramsey, Cazorla, Debuchy e Sanogo. Në kuadër të takimit kundër Hull City, në qëndër të mesfushës do rreshtohen Conquelin e Chamberlain. Iëobi, Ozil dhe Wellbeck do të jenë në mbështetje të Sanchez. Java e 24-ët e Premier Leagues do të mbyllet të hënën me takimin Bournermouth-Manchester City.  ” Sky Blues” vijnë pas 3 fitoreve rradhazi dhe synojnë të vazhdojnë serinë pozitive. Edhe në kuadër të kësaj ndeshjeje Tekniku Pep Guardiola do ti besokë Gabriel Jesusit në sulm me Agueron që do të vijojë të qëndroj në stol. ” The citiziens” nisen të avantazhuar pavarësisht se ky duel do të zhvillohet në shtëpinë e “The Cherries”, pikërisht në “Dean Court”.