Ylli Manjani: Në Shqipëri ka faj opozita si në Rusi !

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka postuar në rrjetin social “Twitter” një tjetër koment kritik për qeverinë. Ai shkruan se fajësimi i opozitës për gjithçka që ndodh në vend zbatohet vetëm në Rusi.

“Teoria që opozita është fajtore për çdo gjë të keqe që ndodh në vend, zbatohet vetëm në Rusi! Atje dënohet me burg çdo opozitar!”, shkruan ai.

Kjo deklaratë vjen vetëm dy ditë pasi kreu i Kuvendit Meta, tha se Manjani bënte kritika për qeverinë dhe akuza në publik, në vend që t’i adresonte institucionalisht. Sipas tij, kjo qe edhe arsyeja pse u shkarkua.