Rama i rreptë në Vlorë: Asnjë kryetar i PS nuk do jetë kandidat për deputet!

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Edi Rama ka bërë  veprimin më të mirë të jetës partiake.  Dhe ja pse. Sapo fillon fushata elektorale kryetarët e degëve të PS-së fillojnë e mendojnë se si të vendosin emrin e tyre në listë për deputet. Dhe nuk e kanë mendjen aspak se si të fitojë partia e tyre, por me këtë Kod Zgjedhor duan të fusin emrin e tyre personal në listë të sigurtë. Më pas gjumë, plazh, dreka e darka! Po kështu e njëjta histori edhe në PD e partitë e tjera. Një praktikë e poshtër partiake që nuk krijon atmosferë vendore për iks forcë politike, por luftë bërrylash se kush të fus me parë emrin në listën e partisë.

Fushata elektorale për zgjedhjet e 18 qershori ka filluar.  LSI-ja punon përditë me strukturat e saj. PD-ja lajmëroi datën 18 shkurt protestë të madhe në Tiranë për të nxehur motorat e fushatës. PS-ja punon realisht, por dhe rri me veshët në krah se si do të vendosë LSI. Po firmosi Meta koalicion me Ramën, duket se e kanë të fituar duelin me Opozitën me 18 qershor.

Gjithsesi të gjitha partitë politike janë në lëvizje. Edi Rama ka qenë në Vlorë në takim me strukturat e PS-së. Kryetari i PS-së Rama ka bërë gjënë më të duhur kur u ka prerë hovin, intrigat dhe thashethemet që bëjnë kryetarët e degëve të PS-së në rrethe pasi duan të jenë vetë listat e kandidatëve për deputet. Dhe me pas nuk punojnë më. Edi Rama ua ka thënë prerë “Asnjë kryetar dege PS nuk do jetë kandidat për deputet në listat e PS”. Shumë saktë. Sepse nisur nga praktikat e këtyre viteve kryetarët e degëve të PS, dhe jo vetëm të PS-së, turren të zgjidhen kryetar dege dhe me pas të fusin emrin e tyre në lista për kandidat për deputet. Sapo arrijnë të jenë kandidat për deputet në listën e PS-së e mundësisht të jenë të sigurtë, ia varin punës, pasi e kanë të sigurtë zgjedhjen e hyrjen në parlament, fiton apo nuk fiton partia e tyre zgjedhjet.

Kjo ndodh në të gjitha partitë politike. Ndaj shembulli i Edi Ramës duhet ndjekur nga të gjitha partitë.

Në Vlorë Edi Rama ka shkuar i mbushur dhe plot nerv. Edi Rama është shfryrë në kritika ndaj shtabit elektoral të Vlorës i pakënaqur për mosorganizimin e degës së PS-së. Për më shumë se dy orë, Rama mësohet se foli para 50 anëtarëve të shtabit duke i sharë dhe ofenduar si “intrigantë dhe thashethemexhinj”.

Disa prej deklaratave kryesore të Ramës në mbledhjen e Vlorës:
“Të ulen tensionet e brendshme. Në kërkim të votës jemi të gjithë bashkë dhe fushata zgjedhore nuk është kohë kur duhet t’i nxjerrim sytë njëri-tjetrit. Po vazhduat unë isha më parë në parti e ky erdhi më pas, s’dilni kurrkund. Mos tregoni njëri-tjetrin me gisht se i kujt është ky e i kujt është ai. Secili të punojë në zonën e vetë se fitimi i votave është investim personal”.

“Ju merreni me intriga e me thashetheme dhe nuk merreni me punë. E keni mendjen të përcillni informacione andej e këtej se çfarë bëri njëri e çfarë bëri tjetri. Kujt i tha e çfarë i tha. Ju merreni me thashetheme, jo me punë. Fitojnë të tjerët që janë më të organizuar’.

“Të kuptohet drejt roli i kryetarit të PS-së dhe të koordinatorit të PS-së. Asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Kryetari e koordinatori nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Kryetari të merret me njerëzit e partisë”.

“Koordinatori është caktuar të merret me komunitetin aty ku ka peshën e vetë, pa qenë i detyruar që t’i sjellë njerëzit e tij në parti”.

“Asnjë kryetar PS-je nuk do të jetë në listën për deputetë. Ta harrojnë. Këtë jua kam bërë të qartë qysh në fillim. Në duan të punojnë si kryetar partie, ta bëjnë këtë si funksionarë. Intrigat mos u lodhni kot t’i bëni se jeni funksionarë dhe jo kandidatë. Kur flas në këtë pikë, e kam fjalën edhe për ty Anduel (kryetar i PS-së në Bashkinë Vlorë). Sjellja jote s’ka qenë korrekte këto kohë”.

“Ne kemi lejuar të krijohet miti që LSI të fut në punë. Kjo është e gabuar. Pse ndodh kjo? Sepse nuk jeni kujdesur sa duhet për njerëzit. Edhe ne i kemi mbajtur afër njerëzit tanë, por vetëm për të LSI-së flitet. Ajo e përfiton imazhin….”,etj etj.

Këto ka thënë Edi Rama, shkruajnë mediat sot, por e veçanta mbetet se Edi Rama futi për herë të parë motivin për punë në degët e PS-së në kohë fushate elektorale. Ua bëri mirë kryetarëve të degëve në PS-të e rretheve, pasi ishin kthyer në kryeqendra kulisash, intrigash, thashethemesh kundër njëri- tjetrit vetëm që të fusin në lista për deputetë veten dhe miqtë e tyre dhe jo njërëzit për të cilët populli voton.

Ka nevojë që këtë vendim pozitiv të Edi Ramës ta marrin si shembull për punët e tyre edhe Ilir Meta dhe Lulzim Basha. Dhe jo vetëm.