Banorët e Zharrësit rinisin grevën e urisë

Banorët e Zharrësit në Patos kanë rinisur grevën e urisë pasi qeveria nuk i ka dhënë dëmshpërblimet nga dëmet e shkaktuara  nga kompania e naftës.

Banesat e tyre janë pothuaj të pabanueshme dhe në rrezik për tu shembur për shkak të shpërthimeve në zonën afër me fushat naftëmbajtëse.

Atyre iu premtua një proces vlerësues për dëmet materiale dhe dëmshpërblim deri në datën 31 Janar, por asgjë nuk ndodhi.

“Tek disa grevistë kanë filluar shenjat e dehidratimit dhe njëri prej tyre është paraqitur në emergjencë ku ka marrë mjekimin e duhur. Një tjetër nga grevistët është edhe me hipertension por nuk pranon të shkojë në urgjencë për trajtim. Ata nuk pranojnë të dalin nga greva dhe si mjek kërkoj që të ndërhyet sa më shpejt për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore”, u shpreh Albert Pesha, mjeku që po ndjek situatën e grevistëve.