Manjani ende në detyrë sipas Kryeministrisë

Ylli Manjani

Në konferencën e tij të fundit si ministër i Drejtësisë, pak minuta pasi mësoi shkarkimin e tij nga detyra, Ylli Manjani do të deklaronte ndër të tjera, se kryeministri Edi Rama kishte gjashtë muaj që kërkonte shkarkimin e ministrit “rebel”.

Por pavarësisht kësaj këmbënguljeje të vazhdueshme, duket se vartësve të Ramës nuk ua bëjnë duart që t’ia fshijnë emrin Ylli Manjanit nga lista shumëemërore e ministrave të kabinetit qeveritar.

Kjo pasi dhe pse ai shkarkua zyrtarisht të hënën, dhe të enjten Kuvendi do të miratonte rrotacionin në Ministrinë e Drejtësisë, duke miratuar Petrit Vasilin si ministrin e ri, Ylli Manjani rezulton të jetë ende në detyrë, pasi ai nuk është hequr nga faqja zyrtare online e Kryeministrisë, për t’u zëvendësuar me atë të Petrit Vasilit. /H. M