Ambasadori Lu, Llallës: Do t’ju monitorojmë në çdo hap të Reformës

Dueli Lu-Llalla nuk ndalon. Ambasadori amerikan Donald Lu reagoi me një status në Facebook, pas deklaratave të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në emisionin Opinion. Lu thotë se nuk frikësohet dhe premton se nuk do të lejojë manipulimin politik të reformës. Në emisionin e Fevziut kryeprokurori Llalla akuzoi fort dhe publikisht ambasadorin amerikan për presion dhe shantazh për interesa të lobeve politike dhe personale. Akuzë mjaft e fortë ndaj një kryediplomati amerikan në Tiranë.

Burime jo zyrtare tregojnë se Prokuroria po zbardh për mediat videot dhe gjithçka nga ndërhyrjet e ambasadorit Lu një ditë pas vajtjes së një biznesmeni shqiptar për çështjen Bankers. Me sa shikohet siç thotë thotë një analist medias se “njeri; ose Lu ose Llalla ikën pas këtij sherri!”.

Cili? Mbetet te shikojmë!

REAGIMI I AMBASADES AMERIKANE DATE 3 SHKURT 2017:

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.”

Ambasadori Donald Lu