Topalli: Rama si Enver Hoxha që i ekzekutonte armiqtë me plumb pas qafe

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes maxhorances dhe opozites ne lidhje me Reformen ne Drejtesi. /r/n/r/nLawmaker Jozefina Topalli speaks during a parliamentary session.

Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë dhe koalicionit, duke u nisur nga shkarkimi i Ylli Manjanit si ministër drejtësie.

Topalli tha se ajo që ndodhi në thelb ishte rrëzimi i shtetit. Ajo nuk ka ngurruar ta krahasojë kryeministrin Edi Rama me diktatorin Enver Hoxha.

“Tre ditë më parë ndodhi puntata e skeçit politik. Në thelb kemi parë rrëzimin e shtetit. Bota jonë këtu është më keq se një lëmsh, është e mykur nga korrupsioni, e kalbur në çdo strukturë, e droguar nga hashashi nga Vermoshi në Konispol. Tek ne njerëzit shohin si reduktohen të ardhurat e tyre çdo vit, se si nga tatimet përfitojnë të pasurit dhe super të pasurit, ndërsa të varfrit varfërohen më shumë.
Të rinjtë të braktisur dhe pa perspektivë. Një ministër e ka akuzuar me akuza të forta kryeministrin e tij, se urdhëron gjyqtarë që të fusin njerëz në burg. Këtë e bënte Enver Hoxha më parë kur i urdhëronte që t’i fuste një plumb pas koke, atij që e quante armik”, deklaroi Topalli.

Ajo e cilësoi Ramën “bandit të frikshëm që duhet ndalur një minutë e më parë”, ndërsa nuk mungoi edhe një shigjetim për kreun e opozitës.

“Ministrat nuk lejohen që të flasin në mbledhjen e qeverisë. Pse duhet t’i mbledhë kur nuk flasin. Gjëja është shumë e rëndë, përtej çdo imagjinate dhe përtej këtyre akuzave nuk ndodh asgjë. Deri sa opozita t’i përgjigjet kësaj, pushteti do vijojë te koncesionojë pa tender”, tha Topalli.