Shkarkimi i Ylli Manjanit, ja si votoi Meta në Kuvend

Parlamenti ka miratuar sot zyrtarisht shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë, si dhe emërimin e Petrit Vasilin në pozicionin e tij.

Shkarkimi i Manjanit me propozim të Kryeministrit Edi Rama u bë me 74 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Ajo çka ra në sy mes votave kundër, ishte ajo e Monika Kryemadhit, e cila nuk ka shprehur të njëjtin qëndrim si bashkëshorti i saj, Ilir meta, i cili votoi pro.

Kundër shkarkimit të Manjanit ka votuar edhe Kejdi Mehmetaj nga LSI, ndërsa vota e tretë ishte ajo e Agron Dukës që drejton PAA-­në.

Në seancën e sotme u miratua edhe emërimi i Nënkryetarit të LSI, Luan Rama, në Komisionision për Reformën Zgjedhore, vend që deri më tani e kishte mbajtur Vasili.

Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi kishte braktisur seancën përpara se të niste votimi i rendit të ditës.

Para marrjes së detyrës si ministër Vasili ka qënë deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetar i grupit parlamentar, anëtar i komisionit të Ligjeve dhe i komisionit të posacëm për reformën në drejtësi.

I diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë, Vasili e ka nisur veprimtarinë politike 25 vjet më parë.

Në vitin 1992 ai ka mbajtur postin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ne vitet 1997-2004 ka qënë sekretar i komisionit të shëndetësisë në Partinë Socialiste.
2001-2003: Koordinator politik i Shqipërisë për shëndetësinë, në Paktin e Stabilitetit.
2001-2013: Zv/Ministër i Shëndetësisë.
2009-2012: Ministër i Shëndetësisë

/BW