Tahiri i shmanget pyetjes për akuzat e ish-ministrit Manjani

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i është shmanguar pyetjes së gazetarëve për akuzat e hedhura nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Tahiri: Është thirrja më e mirë për ata që nuk e kanë kuptuar që ne e kemi seriozisht për të luftuar korrupsionin. Ndaj është e rëndësishme që edhe jut ë fokusoheni dhe të na ndihmoni që të bëjmë me dije cdo qytetar që është e papranushme dhenië e ryshfetit

Zoti Manjani tha që është kërkuar shkarkimi tuaj?

Tahiri: Unë besoj që qytetarët e kanë të qartë domosdoshmërinë që kemi në për të luftuar korrupsionin brenda policisë së shtetit.

Ashtu sikurse e kanë të qartë se kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm nga punonjësit e policisë, kjo është një betjë që fitohet bashkë me qytetarët.

Policët po bëjnë maksimumin dhe 39 të arrestuar vetëm gjatë janarit është prova më e mirë.

Është po një lloj kujtesa më e mirë për këto që nuk e ka kuptuar se ne e kemi seriozisht me luftën kundër korrupsionin dhe është për gjigje e mjaftueshme për çdo pyetje tuaj.