Koalicioni Rama-Meta vazhdon, pavarësisht shkarkimit të ministrit

SHKARKOHET MANJANI - /r/n/r/nMANJANI DISMISSED -

Pas replikave të ditëve të fundit mes ministrave të PS dhe LSI dhe një praglufte mes palëve duket se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dalë mbi interesat e ditës dhe qejfmbetjet e ministrave në zona elektorale të caktuara. Të dy janë takuar sot në zyrën e Metës përmbi 43 minuta. Edi Rama i shqetsuar për bashkëpunim, kurse Meta i merakosur për të të mbajtur premtimet ndaj elektoratit të dhëna me 23 qershor 2013. Pavarësisht ndonjë keqkuptimi duket se liderët kanë gjetur hapësira zgjerimi për të kaluar ngërçin e krijuar për shkak të dëshirës së nxituar të ministrave për të ecur më shpejt se koha e mundshme në premtime.

Sipas informacioneve, pothuaj të besueshme, tregohet se dy liderët ishin bashkëbisedues në qetësi, çka tregon se edhe biseda ka vijuar mes kësaj atmosfere. Mësohet se palët janë të interesuara me shumë të shohin përpara drejt 18 qershorit dhe vizionit europian të vendit. Në fund të takimit është rënë dakort që ministri i drejtësisë Ylli Manjani të shkarkohet dhe në vend të tij shkon Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar të LSI. Duke sakrifikuar një potencial partiak në LSI që i duhet me shumë se kurrë për fushatën zgjedhore, Ilir Meta ka pranuar realisht të bëjë dy sakrifica momentale; e para për hir të koalicionit dhe ruajtjes së autoritetit të Kryeministrit pranoi, me keqardhje, largimin e Manjanit, por paralel me këtë veprim u detyrua të spostojë nga aktiviteti i përditshëm pragfushate zgjedhore njëriun më të afërt dhe më praktik për çështjet e partisë, Petrit Vasilin.

Sulmi ballor që bëri Ylli Manjani kundrejt Kryeministrit Rama pas shkarkimit ishte si vala bërthamore e Hiroshimës në vitin 1945. Tashmë palët janë duke bërë llogaritjen e dëmeve që solli “Vala Manjani”. LSI me anë të kryetarit të ri të grupit parlamentar Luan Rama e mbrojti ministrin e drejtësisë të shkarkuar me një thënie shumë kuptimshme, kur tha se “Kishte vetëm dy rrugë, ose të shkarkohej kryeministri, ose ministrin. Pranuam një zgjidhje dhe LSI është e vendosur të bashkëpunoj me seriozitet dhe partneritet për të krijuar klimë, bashkëpunim dhe besim. LSI do vazhdojë të kontribuojë me seriozitet për të normalizuara edhe raporte me qeverinë. Vendi ka nevojë për demokraci”.

E vendosur para pozicionit delikat LSI pranoi vazhdimin e koalicionit me PS duke mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme për 45 ditë, nëse plaste lufta, siç ishin pozicionuar palët të dielën mbrëma. Fakti që LSI dërgoi Petrit Vasilin te ministria e drejtësisë tregon se ai nuk ka shkuar për një muaj. Kjo është një përgjigje, kush don ta kuptojë, se PS dhe LSI do të jenë prapë bashkë në një koalicion për zgjedhjet e 18 qershorit. Natyrisht me kushte me precize dhe mirëkontrolluara nga LSI, sepse këto katër vite ikën tashmë.

Duhej koka e Manjanit për të forcuar unitetin PS-LSI, si puna e murimit në Kalanë e Rozafës, veçse ish-ministri nuk ka gjinjë!