Godet Skënderbeu, firmos Gjergji Muzaka

Gjergji Muzaka është i Skënderbeut, një futbollist i lirë në përfundim të 2016 pasi fitoi gjyqin me Tiranën, mesfushori vendosi të bashkohej me kampionët deri në fund të sezonit. Për Muzakën bëhet fjalë për një rikthim, kjo është aventura e tij e tretë me Skënderbeun, ku ka fituar titullin kampion  herë në sezonet 2011-2012 dhe 2013-2014.  Muzaka vihet sërish nën urdhërat e Ilir Dajës trajner me të cilin punoi në muajt e parë të këtij sezoni te Tirana, tani të dy kanë një tjetër mision, atë për të mbrojtur kurorën e Skënderbeut.

Skuadra korcare konkretizon këshu një tjetër goditje të rëndësishme pas asaj të Nazmi Gripshit që u mor vetëm një ditë më parë nga Teuta duke konfirmuar ambiciet maksimale për të hyrë në legjendë me titullin e 7 rradhazi në futbollin shqiptar. Padyshim që të Skënderbeu konkurenca do të jetë e fortë, në krahë pozicioni i preferuar i Muzakës luajnë njerëz si Latifi apo James, por gjithsesi do të jetë një alternativë më tepër për Ilir Dajën që në këtë mënyrë ka më shumë opsione në fazën sulmuese.

Pas postimit të një fotoje nga vetë futbollisti në rrjjetet sociale me diciturën, futbolli nuk zgjat përgjithmonë, bëri të mendohej edhe ndoshta për një varje klëpucësh në gozhdë, por ai është një plan afatgjatë dhe farmacia mund të presë, kura e vetme që mund të gjejë Muzaka për momentin është ajo për të fuqizuar sulmin e Skënderbeut.