David Beckham: Manchester-i desh më shiti tek Barcelona pa e ditur unë

TOTTENHAM HOTSPUR V MANCHESTER UNITED...PREMIERSHIP 27/04/2003 PIC:ANDY HOOPER DAVID BECKHAM AND ALEX FERGUSON

Manchester United për pak sa nuk e shiti yllin e saj David Beckham tek Barcelona pas shpinës së tij, ka zbuluar ish-kapiteni i Anglisë.

Legjenda e Old Trafford u shit tek Real Madrid në vitin 2003 pas prishjes së marrëdhënies së tij me trajnerin Sir Alex Ferguson.

Por kampionët e Premier League në atë kohë ishin gati të nënshkruanin një marrëveshje me rivalët e mëdhenj të Madridit, Barcelonën edhe pse më pas ishte vetë ai që e zgjodhi destinacionin e radhës. Duke folur për karrierën e tij në një intervistë për BBC, Beckham tha: “Nuk kishte hakmarrje. Unë isha i lënduar gjatë asaj kohe për situatën që po kaloja dhe doja të largohesha. Më pas kur po kaloja pushimet me Victoria-n në SHBA, një nga miqtë e mi më thotë se Man United kishte arritur marrëveshjen me Barcelonën për transferimin tim. Udhëtoj menjëherë në Londër. Fola me agjentin tim dhe ai më tha po është e vërtetë që kishte një marrëveshje të arritur. Menjëherë i thashë që nuk doja dhe se nëse do lëvizja do ikja vetëm tek Real Madrid. Brenda ditës, fola me presidentin e Realit dhe ramë dakord”.