Braçe sulmon LSI-në: Llafet pa fakte e kanë marrë zvarrë këtë vend

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar LSI-ne duke komentuar se deputetet dhe ministrat e saj merren me llafe. Pas shkarkimit të Ylli Manjanit, tensionet mes PS dhe LSI-së nuk janë zbutur dhe këtë fakt e dëshmon edhe reagimi i Braçes, që thotë se LSI-ja e ka marrë zvarrë këtë vend.

STATUSI I BRAÇES:

Vazhdoj te jem edhe me i bindur se;

Puna eshte ajo qe vlen!

Llafet i merr era. Veprat mbeten.

I rrijne kohes si fakt, vizion, pergjegjesi,

pune e perkushtim te gjithkujt.

Kush nuk ka punen, domethene veprat, ka llafet!

Llafet pa fakte, domethene pa prova,

rreshtuar nga nevoja politike, sfidojne te verteten,

e kane marre zvarre kete vend e keta njerez.

Te ardhmen pa diskutim.

Ne rruge, kjo kulture, mund te vleje, ze kohen e ca njerezve.

Por kjo kulture nuk mund te jete kurre kulture qeverisese,

kulture qe udheheq popullin.

Kultura e punes eshte ajo qe i duhet ketij vendi.

Puna duhet te udheheqe njerezit.

Puna ndrin! Puna i fshin llafet, i ben te pavlera.

Puna eshte e forte, si e verteta.